Ambasadoret Ruani qetesine gjate fushates
Ambasadoret e huaj ne vendin tone i kane bere apel klases politike per qetesi ne fushaten zgjedhore. Duke marre shkak nga incidentet e fundit dhe nga retorika negative ambasadoret kane kerkuar nje loje te ndershme.
Partite duhet ti permbahen lojes se ndershme dhe Kodit Zgjedhor. Ne fushate zgjedhore ka vend vetem per argumente dhe asgje tjeter. Partite duhet te shpalosin argumentet e tyre dhe vecanerisht kjo do te thote se nuk ka vend per dhune- tha dje Ambasadori i OSBE-se ne Tirane Eugen Uollfarth duke dale nga selia e Kuvendit.
Te njejtin qendrim ka mbajtur edhe ambasadori holandez Van Den Dool i cili ka kerkuar respektimin e kuotes prej 30 te pjesemarrjes se grave ne politike duke ndjere keqardhje per moszbatimin e saj.
Deputetet duhet te punojne se bashku per te zgjidhur hallet e njerezve. Ligji qe parashikon 30 te pjesemarrjes se grave ne politike nuk respektohet. Une bej thirrje per respektim te kesaj kuote te rendesishme per demokracine e vendit gjithashtu e rendesishme eshte edhe perfshirja e te rinjve ne politike pasi ata ia kane kthyer shpinen- tha Van Den Dool.