Kuvendi miraton dyfishimin e gjobave per bizneset
Komisioni i Ekonomise miratoi dje me nje prezence minimale te deputeteve ne salle ndryshimet e propozuara nga qeveria ne ligjin baze te tatimeve sic eshte ligji Per procedurat tatimore. Kane mjaftuar vetem votat e deputeteve demokrate per te miratuar nderhyrjen ne gjithsej 12 nene te ligjit te cilat kryesisht kane te bejne me rritjen e mases se gjobave per shkelje te tilla si mos deklarimi i punonjesve mos regjistrimi ne QKR mos pajisja me kasa fiskale etj.
Masat me drastike kane te bejne ne rastet kur bizneset ushtrojne aktivitet pa u regjistruar ne QKR. Ne keto raste ndryshimet e miratuara dje parashikojne ndeshkime qe fillojne nga sekuestrimi i mallit qe ndodhet gjendje deri tek pezullimi i aktivitetit per gjashte muaj me radhe.
Ndryshim tjeter i rendesishem ka te beje me procedurat e cregjistrimit te biznesit. Ne cdo rast cregjistrimi mund te behet vetem pasi biznesi te kete paguar te gjitha detyrimet qe figurojne ne emer te tij ne regjistrat e administrates tatimore. QKR-ja ben cregjistrimin pasi te kete marre konfirmimin qe biznesi nuk ka me detyrime te papaguara.
Rritja me e madhe e gjobave eshte miratuar per bizneset qe kapen pa kasa fiskale. Nese gjate kontrollit te pare tatimet hasin ne subjekte pa kase fiskale gjoba eshte 200 mije leke per bizneset e medha dhe 100 mije leke per bizneset e tjera. Gjate kontrollit te dyte gjoba per bizneset e medha eshte 300 mije leke dhe per te voglat 200 mije leke. Ne rast se edhe ne kontrollin e trete bizneset nuk kane vendosur kase fiskale gjoba fillon nga 500 mije leke deri ne pezullim aktiviteti per gjashte muaj.
Ndryshimet e miratuara dje nga Kuvendi ne ligjin per tatimet perbejne nderhyrjen e radhes te qeverise ne kete ligj qe prej miratimit te tij ne vitin 2008. Ligji per procedurat tatimore eshte nje nder me te prekurit nga ndryshimet pergjate dy viteve te fundit.