OSBE Zgjedhjet me rregulla te ndershme loje te respektohet kodi elektoral
Të gjitha palët t’u qëndrojnë rregullave të ndershme të lojës dhe kodit elektoral.
Në fushatë zgjedhore, ka vend vetëm për argumenta dhe partitë duhet të fokusohen tek to.
Dhe në mënyrë përfundimtare, nuk ka vend dhuna.
Këto komente mbi incidentet që shënuan fillimin e fushatës elektorale, ambasadori i OSBE, Eugen Volfarth, i bëri teksa krah ambasadorit holandez Henk van Den Dol dhe kryeparlamentares Topalli, vizituan ambientet e arkivës së re të Kuvendit.
Vetë ambasadori i Holandës nënvizoi nevojën që përsosja e ambienteve të punës së deputetëve të Shqipërisë të reflektohej së afërmi dhe në një punë cilësore të tyre në Kuvend.
Por ambasadori Van Den Dol shfrytëzoi rastin për të tërhequr vërejtje ndaj forcave politike që nuk po afrojnë siç duhet, të rinjtë dhe gratë në politikë.
Mbështetja e OSBE në këtë drejtim dhe në atë të përmirësimit të kushteve teknike të jetës parlamentare, do të vijojë të qëndrojë e fortë, ndërsa Kuvendi sot ka të plotë arkivin parlamentar dhe historinë e kombit.
Vetëm para pak muajsh, u përurua dhe biblioteka e re e pasuruar ndjeshëm në tituj.
Janë transkriptuar bisedimet parlamentare të 20 viteve të fundit, edhe elektronikisht, ndërsa deputetët shumë shpejt do të kenë mundësinë që punën e tyre mbi ligjet ta kenë të përqendruar në kompjuterin e punës, duke harruar letrat e shumta mbi tavolinë falë projektit të parlamentit.