Vlorë, gangsterët e filmit francez frymëzuan bandën "B-13"
VLORE - Në kohën e diktaturës, filmat shërbenin për edukimin e njerëzve, ndërsa në vitet e demokracisë po ndodh e kundërta. Shumë prej bandave kriminale të dala në skenë gjatë dy dekadave të fundit si dhe killera që kanë bërë emër në botën e krimit janë frymëzuar nga skenarë filmash ku në fokus kanë mafian dhe terrorizmin.
Në shumë raste, vrasjet për pasion dhe për grabitje, shpërthimet me tritol, pengmarrjet dhe bastisjet e bankave janë kopje e asaj çfarë ofron falas ekrani. Shembulli më i fundit është një bandë kriminale që për dy vite radhazi ka kryer vepra të rënda penale në qytetet: Sarandë, Tepelenë dhe Përmet. Bëhet fjalë për bandën "B-13", ku 6 prej 8 pjesëtarëve të saj u arrestuan dy ditë më parë gjatë operacionit të koduar "Lëkurësi". Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Vlorës dje bënë me dije se pjesëtarët e bandës së vetëquajtur "B-13" janë frymëzuar nga filmi i famshëm francez, "Distrikt B-13". Pas hetimeve intensive, blutë goditën bandën që kishte shkaktuar terror sistematik, kryesit në qytetin e Sarandës, madje dhe atentat ndaj dy oficerëve të policisë së këtij qyteti. Në pranga përfunduan 24-vjeçari Sentjon Lame, lindur në Konispol dhe banues në Sarandë, 23-vjeçari Sildan Sulejmanasi, lindur në Çorovodë dhe banues në Sarandë, 16-vjeçari me inicialet O.A. nga Saranda, 15-vjeçari K.R. po nga Saranda, 17- vjeçari Y.K. nga Tepelena si dhe Erald Elezaj.
Ndërkohë, janë shpallur në kërkim 22- vjeçari Lisjan Kazo dhe bashkëmoshatari i tij Fatjon Abazi, të dy nga Saranda. Mësohet se shumica e këtyre personave kanë qenë të dënuar më parë për vjedhje. Burime pranë grupit hetimor sqarojnë se banda "B-13" dyshohet të ketë kryer më shumë se 20 grabitje, ku 13 prej tyre janë të dokumentuara. Gjithashtu, janë dokumentuar edhe tre shpërthime me eksploziv. Konkretisht: 1. Shkatërrimi me eksploziv i autoveturës tip "Benz" me targa TR 3937 në pronësi të oficerit të policisë, Ilir Zhupa.
Ngjarje kjo e ndodhur më 2 nëntor të vitit 2010. 2. Shkatërrimi me eksploziv i autoveturës tip "Audi" në pronësi të oficerit të policisë, Aleksandër Lilo. Ngjarje e ndodhur më 9 maj të këtij viti. 3. Shkatërrimi me eksploziv i PUB "Night Club" pranë hotel "Butrinti" në përdorim të shtetasit F.A. Ngjarje e ndodhur më 22 nëntor të këtij viti.
(er.nu/GazetaShqiptare/BalkanWeb)