E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadoret Vizat me kushte

8 nentori mbetet perfundimisht dita kur do te merret vendimi per heqjen ose jo te regjimit te vizave per Shqiperine dhe Bosnjen nga ministrat e Brendshem europiane.

E propozuar ne axhenden paraprake te presidences belge qe ne muajin qershor kjo date u miratua edhe zyrtarisht ne mbledhjen e sotme te perfaqesuesve te perhershem te 27 vendeve anetare.

Por per shkak te hezitimeve te njohura te disa qeverive europiane ky proces nuk do te jete i ngjashem me ate te 3 vendeve te tjera te rajonit qe perfituan vitin e kaluar nga liberalizimi i vizave pasi Komisionit Europian i eshte kerkuar te hartoje me shkrim nje mekanizem monitorues per periudhen pas heqjes se regjimit te vizave afatshkurtra.

Kjo gje synon dhenien e disa garancive se qytetaret shqiptare dhe boshnjake nuk do te kerkojne azil pune e qendrim me afatgjate se 3 muaj gje qe do te sillte penalizim jo vetem ndaj tyre por ndoshta dhe ndaj vete ketyre dy shteteve duke rrezikuar madje deri ne rivendosjen e regjimit te vizave.

E kerkuar vecanerisht nga Franca dhe Holanda ngritja e ketij mekanizmi eshte mbeshtetur edhe nga vendet e tjera anetare nje pjese e mire e te cilave kane ndare pasojat e abuzimit te azilkerkuesve nga Maqedonia e Serbia pas liberalizimit te vizave me keto dy vende.

Burime diplomatike nga Brukseli rrefyen se pas percaktimit zyrtar te dates 8 nentor gjasat per marrjen e nje vendimi pozitiv jane me te medha por fjala e fundit u mbetet gjithesesi ministrave te Brendshem europiane.

Ne takimin e sotem te ambasadoreve nuk eshte biseduar per daten e hyrjes ne fuqi te vendimit qe sic eshte lajmeruar me pare nga TCH eshte vendosur nga sekretariati i publikimeve ne fletoren zyrtare te jete paraprakisht data 15 dhjetor.

Por njesoj si vendimi per heqjen e vizave edhe per daten se kur shqiptaret e pajisur me pasaporta biometrike do te levizin lirshem jane ministrat e Brendshem europiane ata qe do te vendosin ne takimin e 8 nentorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›