E Diel, 1 Nëntor 2026

Van Rompuy Reformat pergjegjesi e qeverise

Presidenti i Keshillit Europian Herman van Rompuy ne viziten e tij te pare ne Shqiperi erdhi me dy mesazhe. UPDATE

Mesazhi i pare ishte rajonal Bashkimi Europian mbeshtet perspektiven europiane te Ballkanit perendimor.

Mesazhi i dyte Bashkimi Europian mbeshtet Shqiperine por pergjegjesia per reformat bie mbi udheheqjen shqiptare.

Refreni eshte i njohur por merr nje vlere te vecante per kohen kur thuhet me 8 nentor pritet qe te vendoset perfundmisht heqja e vizave me Shqiperine kurse nje dite me pas me 9 nentor Komisioni do te beje publik rekomandimet per aplikimin e Shqiperise per tu anetaresuar ne Bashkimin Europian.

Nese vendimi per vizat me 8 nentor pritet qe te jete pozitiv nuk do te jete plotesisht pozitiv rekomandimi i Komisionit me 9 nentor.

Presidenti Van Rompuy siguron se rekomandimi i Komisionit ne cdo rast do te jete objektiv. Komisioni nuk ka lidhje ndervaresie me Keshillin Europian qe drejtohet nga presidenti Van Rompuy por qe te dy jane pjese e kuadrit institucional te Bashkimit Europian.

Nuk me takon te spekuloj per brendine e rekomandimeve te Komisionit. Por ne cdo rast opinioni do te jete i drejte objektiv dhe reflektues i situates ne vend duke i dhene merita arritjeve te Shqiperise dhe duke identifikuar sfida te metejshme per tu perballur dhe drejtime te reja per Shqiperine ne reformat e saj ka deklaruar Van Rompuy.

Ne rrugen drejt Bashkimit Europian ka ende pune per te bere. Progresi i qendrueshem ne fushat qe kane lidhje me shtetin e se drejtes si reforma e drejtesise dhe lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar jane ceshtje kyce. Edhe reformat lipset qe te zbatohen ne menyre efikase. Bashkimi Europian do tju mbeshtese juve ne perpjekjet tuaja por sigurisht qe pergjegjesia kryesore per ecjen perpara bie mbi Shqiperine dhe udheheqesit shqiptare ka theksuar ai.

Kryeministri Berisha pranon se edhe ky raport i Komisionit njesoj si raportet e meparshme do te shnderrohet ne dokument pune per qeverine shqiptare.

Une e garantova presidentin se angazhimi i qeverise sime do te jete per ta afruar gjithnje e me shume Shqiperine me BE-ne ka pohuar Berisha.

Presidenti Van Rompuy u prit ne Prsidence edhe nga presidenti i Republikes Bamir Topi. Sipas njoftimit te zyres se shtypit te Prsidences shqiptare kreu i shtetit theksoi ne kete takim se

Vullneti dhe perpjekjet e vazhdueshme te Shqiperise per permbushjen e standarteve te kerkuara jane deshmi e interesit dhe e angazhimit te panderprere te shtetit dhe qytetareve shqiptare per integrimin europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›