E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holanda Mbeshtetje per vizat e integrimin

Me ftese te kryetares se Kuvendit te Shqiperise Jozefina Topalli ndodhet per nje vizite zyrtare ne vendin tone kryetari i Senatit te Vendeve te Ulta Rene Van Der Linden.

Zoti Van Der Linden e njeh mire Shqiperine edhe si raportues dikur i Keshillit te Europes. Ne takimin me kryetaren Topalli ai vuri ne dukje perparimin e jashtezakonshem sipas tij te Shqiperise ne vitet e fundit.

Sipas tij Vendet e Ulta mbeshtesin procesin e liberalizimit te vizave per qytetaret shqiptare si edhe integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian.

Nderkohe Topalli shprehu garancine e plote se qytetaret shqiptare do te permbushin detyrimet qe rrjedhin pas procesit te liberalizimit te vizave.

Ajo tha gjithashtu se Parlamenti ka punuar shume muajt e fundit duke miratuar ligje shume te rendesishme ne permbushje te te gjitha kushteve per procesin e liberalizimit te vizave.

Kryetari i Senatit te Vendeve te Ulta u prit edhe nga presidenti i Republikes Bamir Topi. Pasi shprehu mbeshtetjen pa rezerva per aspiratat integruese te Shqiperise zoti Van Der Linden theksoi se anetaresimi i saj ne BE do te mundesohet dhe pershpejtohet nga permbushja e kritereve dhe standarteve te kerkuara ku nje rol te rendesishem do te luaje konsolidimi i institucioneve si dhe cilesia e tyre shteti i se drejtes lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar dhe forcimi i kultures demokratike.

Kryetari i Senatit holandez ishte i pranishem edhe ne ceremonine e dekorimit me urdherin Nene Tereza te artistit konceptual holandez Jan Dibets.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›