Ambasadorët e BE, kundër bojkotit të opozitës
Trupi diplomatik i akredituar në Tiranë forcon thirrjet drejt klasës politike për të gjetur rrugën e dialogut në Parlament. Kështu ambasadorja e Republikës Çeke në Tiranë, Marketa Fialkova thotë bojkoti i Partisë Socialiste dëmton intereset integruese të vendit ndërsa pengon edhe reforma shumë të rëndësishme siç është ajo e drejtësisë.
Ndërkaq, ambasadori gjerman në vendin tonë, Bern Boschardt siguroi se Gjermania do të shqyrtojë brenda këtij viti kërkesën e Shqipërisë për të fituar statusin e vendit kandidat për në BE. Boschardt tha gjithashtu se të dyja forat politike janë njësoj përgjegjëse për ngërçin e krijuar dhe duhet të gjejnë zgjidhje.
Ambasadori hungarez u shpreh se Shqiperia nuk duhet të presë nga komunteti ndërkombëtar për të zgjidhur krizat e saj.
Komentet e dipliomatëve erdhën gjatë një konference përkujtimore për rënien e murit të Berlinit.