Argita: Mero nisi të na sulmojë, kur e refuzova në rimarrjen e TemA-s
Ne nje deklarim botuar sot ne nje gazete prane qeverise, vajza e kryeministrit Argita Malltezi, ka hedhur poshte akuzat e Mero Bazes per lidhjet e studios se saj ligjore me emrin e Rezart Tacit dhe ka nxjerre nje pjese te se vertetes, sipas saj, per prishjen mes Berishes dhe Bazes.
Znj.Malltezi, thone ne deklarimin e saj se sulmet e Bazes kane nisur kur ajo refuzoi te bashkepunonte me Bazen per nje çeshtje transaksioni.
'Sulmet vijnë për shkak se refuzova të bashkëpunoj në transaksionet e shitblerjes së gazetes TemA, të cilat vinin erë pastrim parash[ - thote vajza e kryeministrit e njohur per fuqine e studios se saj ligjore sidomos ne marredheniet shtet-biznes, aq sa ne mjediset e biznesit ne Tirane ka nisur te perdoret shprehja: 'vetem ajo e çan deri ne fund', - duke iu referuar 'mureve' te burokracise se veshtire te Tiranes.
'E vërteta është, se Mero Baze ka qenë klient i studios sime deri në kohën kur studioja i refuzoi të përpilonte sipas kërkesave të tij, një praktikë për rimarrjen pa shpërblim të gazetës Tema të cilën ai më parë e kishte shitur me një çmim qindra milionësh. Kur ne i bëmë të qartë se një praktikë e tillë binte erë pastrimi parash. Mero Baze vendosi të mos ishte më klient i studios sonë dhe nisi serinë e tij të shpifjeve", u shpreh Malltezi, sipas gazetes 55.
Avokatja Malltezi ka hedhur poshte edhe nje deklarim te Bazes ne një shkrim ku thotë se ajo ka pasur klient të biznesit të saj këshillim ligjor, edhe biznesmenin e naftes Rezart Taçi.
'Sqaroj me përgjegjësi të plotë, se Rezart Taçi, në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë nuk ka qenë klient i studios sime. Jam e hapur t'i përgjigjem çdokujt që pretendon se ka prova për të kundërtën", deklaron Malltezi.
'Gjej rastin të shpreh keqardhjen e thellë dhe t'i urojë shërim Mero Bazes si dhe të dënojë ashpër dhunën ndaj tij dhe cilitdo gazetari tjetër si një akt absolutisht të papranueshëm dhe që lëndon mbarë shoqërinë, - perfundon deklarata e vajzes se kryeministrit
***********************************
DICITURAT NE FOTO GALERI:
1 - Argita Malltezi duke shpjeguar deklaraten e pasurise ne nje interviste TV
2 - Argita Malltezi ne nje ceremoni
3 - Rezart Taçi dhe Liri Berisha
4 - Mero Baze gjate takimit te drejtuesve te mediave me ambasaden USA pas incidentit