E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi: Rama i gëzuar për shembjen në tunel

Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi ka reaguar sot ndaj akuzave të opozitës për shembjen në tunelin e Kalimashit.
"Kryetari i Partisë së Bashkisë, në një akt rrugacërie të pashembullt politike, doli sot përpara shtypit për të shfaqur gëzimin e tij të pakontrolluar për ngjarjen e ndodhur katër ditë më parë në galerinë jugore të tunelit Thirrë-Kalimash", theksoi Olldashi gjatë një konference për mediat.
Ministri Olldashi tha se kishte bërë transparente të gjitha ato që kishin lidhje me mbylljen e tunelit të Kalimashit dhe se për të gjitha zhvillimet publiku ishte informuar në kohë. Ai tha më tej, fenomeni gjeologjik që ndodh në tunelin e Thirrës ishte i paparashikuar dhe fenomene të paparashikuar në brendësi të maleve, në punime të tillë, janë të pritshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›