Ambasadoret e vullnetit te mire

Në ditën ndërkombëtare të romëve, PNUD prezantoi në një ceremoni “Ambasadorët e vullnetit të mirë” për çështjet rome.
Personalitete nga fusha të ndryshme do të angazhohen për të promovuar përfshirjen sociale të komunitetit rom dhe atij egjiptian, për rritjen e ndërgjegjësimit mbi vështirësitë, që ata përballojnë. Njëkohësisht, ata do të jenë edhe promovues të vlerave të tyre kulturore, dhe jo vetëm. Ambasadorë të kësaj çështjeje u përzgjodhën, mes të tjerësh, Arbana Osmani, Zhani Ciko, Kujtim Çashku, Marin Mema. Të pranishëm në këtë aktivitet, mes të tjerësh, ishin ambasadori i delegacionit europian, Ettore Sequi, ai i OSBE-së, Eugen Wolfarth, zonja Benjelloun, përfaqësuese e PNUD dhe koordinatore e përhershme e OKB-së, zv-ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Henry Zhardin. Sipas z. Sequi, Bashkimi Europian do të vazhdojë mbështjetjen për këtë komunitet, duke thënë se 3 milion euro investime po bëhen për këtë komunitet, vetëm në Shqipëri.