Ambasadoret pergezojne Bashen per detyren e re te kryebashkiakut te Tiranes
Betimi dhe adresimi i Lulzim Bashës si kryetar bashkie në këshillin bashkiak të Tiranës, u përcoll dhe përmes përfaqësuesve diplomatikë të akreditur në vendin tonë.
Pak para se Basha të mbërrinte në godinën e bashkisë në ditën e tij të parë si kryebashkiak, në sallën e Këshillit erdhën dipolmatët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Europian dhe Polonisë si kryesuese e radhës së Unionit, si dhe ai i OSBE-së.
Menjëherë pas hyrjes në zyrën e Qytetarit të Parë të Tiranës, Basha u vizitua nga ambasadorët, të cilët e përgëzuan për detyrën e rëndësishme duke i uruar suksese, në sfidën që ka përpara.
Për Bashën, tashmë puna për jetësimin e programit që u ka premtuar kryeqytetasve ka filluar në një mision për të ndryshuar Tiranën, të vështirë, sipas tij, por jo të pamundur nëse të gjithë do të angazhohen në një betejë për qytetin dhe jo për politikën.