PS: Seanca e betimit në shkelje të procedurave

Partia Socialiste ka reaguar pas betimit të kreut të ri të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Opozita e ka cilësuar seancën e sotme, në shkelje të procedurave. Kreu i Grupit të të Majtëve në Këshillin Bashkiak, Aldrin Dalipi në një deklaratë për mediat, ka ngritur shqetësimin në lidhje me procedurat e ndjekura për betimin e kryebashkiakut të ri të Tiranës.
Ai theksoi se betimi është bërë kundër procedurave që ishin bërë të ditur për anëtarët e këshillit, ku shtoi se kjo ka qenë seancë në shkelje të ligjit dhe procedurave dhe rregullores. “Nuk është normale, se nuk u lexua dhe dëgjua zëri i qytetarëve, por vetëm një zë dhe një vullnet, zëri i Sali Berishës”, u shpreh Dalipi.