E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori Abramov: Shkembimet tregtare Shqiperi-Rusi, me rritje me rreth 30%

Shkembimet tregtare midis Shqiperise dhe Rusise, kane ardhur ne rritje me nje nivel rreth 30%. Keshtu e ka vleresuar ne teresi ecurine e marredhenieve ekonomike mes dy vendeve tona, ambasadori i Rusise ne Tirane, Leonid Abramov, gjate nje dalje publike per mediat. Duke pohuar me tej se jane ne fakt nje sere kompanish ruse, te interesuara te investojne ne vendin tone. Dhe se potencialet e Shqiperise jane edhe me te medha edhe se gjendja aktuale e ekonomise. “Gjate viteve te fundit Shqiperine e kane vizituar tre kompani te medha ruse. Nje nga keto, “Gazprom” ka marre pjese ne tenderin per “Albpetrolin”, por fatkeqesisht pa sukses”, tha Abramov. Ndersa shtoi se mund te rishikohet mundesia qe kjo kompani te marre pjese serish ne tenderin e privatizimit te kompanise “Albpetrol”. “Do ju siguroj se “Gazprom” eshte i interesuar qe bashkepunimi me Shqiperine te jete i leverdishem ne menyre te ndersjelle”, tha ai lidhur me kete ceshtje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›