Ambasadori Arvizu në selinë e PS, takon Ramën

Rama e Arvizu
TIRANE- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu është në selinë e Partisë Socialiste ku po zhvillon një takim me kreun e opozitës, Edi Rama.
Nuk ka informacion të saktë lidhur me qëllimin e vizitës, por mendohet se zhvillimet e fundit politike janë në qendër të diskutimit të tyre.
Kjo vizitë e Ambasadroit Avizu vjen një ditë pas takimit të tij me kreun e Bashkisë së Tiarnës, Lulzim Basha në një nga lokalet e ish- Bllokut.
Ambasadori Arvizu, kafe në ish-Bllok me Bashën
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha është takuar sot me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu në ambientet e një lokali në kryeqytet.
Arvizu dhe Basha takohen menjëherë pas kthimit të kryebashkiakut nga një vizitë disa ditore në Washington.
Gjatë vizitës së tij Basha zhvilloi një serë takimesh ku ndër të tjera është diskutua për mundësinë dhe mënyrat e mbështetjes financiare të investitorëve amerikanë, të cilët duan të shtrijnë aktivitetin e tyre në Shqipëri, me konkretisht në Tiranë.
Arvizu u taku me Bashën edhe para nisjes së tij për në Washington.
Ndërkaq, vetëm pak ditë më parë, nëpërmjet një intervistë në televizion, ambasadori Arvizu e cilësoi Lulzim Bashën si një yll në ngjitje në politikën shqiptare.