Rama: 21 Janari, përgjegjësi vetëm e qeverisë

I ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në televizionin “News 24”, Rama tha se “masakrën e 21 janarit nuk e bëri opozita, por qeveria që vrau me pushkët e gardës. Njerëzit në demonstratë me vullnet të lirë, nuk i përdori opozita”.
Kreu i selisë rozë shtoi më tej: “Në 21 janar të vitit të kaluar demonstruesit u ndaluan dhe u hetuan, asnjëri prej tyre nuk është fajtor për asgjë. Ata reaguan në mënyrë spontane, pasi i provokoi policia”.
Lidhur me hetimet për këtë ngjarje, kryesocialisti u shpreh se hetimi po shkon në rrugën e duhur, falë kurajës së kryeprokurores Ina Rama dhe mbështetjes së SHBA-së.
I pyetur rreth deklaratës së ambasadorit amerikan Arvizu që të mos i bëhet presion Prokurorisë në hetimet për këtë çështje, Edi Rama theksoi se “kërkesa jonë që Berisha dhe Basha të heton nuk është presion ndaj Prokurorisë, por vetëm qëndrim”.
Ai shprehu sërish gatishmërinë që të hetohet për ngjarjet e 21 janarit, nëse këtë do ta kërkonte organi i akuzës: “Prokuroria e Përgjithshme ka të gjithë të drejtën të hetojë gjithçka sheh të arsyeshme, ne kërkojmë hetim të paanshëm, i qëndrojmë kësaj kërkese edhe kur përfshihen deputetët e PS-së. Kam gatishmëri që, sikurse tre deputetët dorëzuan vullnetarisht mandatin, ta bëjnë edhe të gjithë të tjerët. Edhe unë jam i gatshëm të vihem në dispozicion të Prokurorisë, nuk kam asgjë për të fshehur.
/Start/E.B/
2012-02-07 23:23