E Diel, 1 Nëntor 2026

Mund të marrësh shtetësinë shqiptare për 100 mijë euro

Në këtë vendim përfshihen edhe të gjithë qytetarët me origjinë shqiptare, në përputhje kjo me detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja e heqjes së vizave dhe përcaktimet ligjore.

“Ligji duhet të përcaktojë kushtet, në të cilat ata që kanë investuat 100 mijë euro, natyrisht, nuk duhet të kenë penalitete, marrin shtetësinë shqiptare. Në përputhje me detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja e heqjes së vizave, shtetësinë shqiptare duhet ta marrin të gjithë qytetarët me origjinë shqiptare, në përputhje kjo me përcaktimet e Dekretit, në mos gaboj, të mesit të vitit ’94. Pra, duhet ta ridimensionojmë qëndrimin dhe ta orientojmë këtë masë drejt nxitjes së investimeve. Dëshira për të investuar në Shqipëri dhe për të pasur shtetësinë shqiptare është reale. Shumë biznesmenë ma kanë kërkuar, - nuk është se nuk është dhënë apo është ndaluar - por tani duhet t’u jepet me ligj”, u shpreh kryeministri Berisha.

Për Aleancën Kuqezi, kjo është nismë personale e kryeministrit Berisha për të shitur kombësinë shqiptare për të gjithë shtetasit e huaj. “Aleanca KuqeZi shprehet kundër këtij projekt/ligji pasi ai diskriminon shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Luginës së Preshevës të cilët duhet të ndjekin një procedure 5 vjeçare në pritje për të marrë shtetësinë shqiptare, ndërkohë që kryeministri ja ofron këtë shtetësi një afgani, iraniani, kinezi apo rusi vetëm për 100 mijë euro”, thekson kjo Aleancë. Më tej, thuhet se ky projekt/ligj lë shkas për përfitime nga elementë kriminal. /Start/

                                                                                             2012-02-08 08:52
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›