Topi: FRD, forcë aktive opozitare. Dorëheqja e Berishës, pozitive
Kreu i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi ka deklaruar njohjen e rezultatit të zgjedhjeve dhe ka vlerësuar gjithë shqiptarët që votuan në zgjedhjet e 23 qershorit, e në mënyrë të veçantë ata që besuan tek FRD-ja.
Në një konferencë për shtyp, Topi deklaroi se vendi ka nevojë për mirëqeverisje, dhe per nje opozitë te re e serioze të angazhuar e të aftë të përfaqësojë alternativën konkurruese të pushtetit.
FRD njeh rezultatin e zgjedhjeve dhe vlerësimin më të lartë për qytetarët që iu bashkuan përgjegjësisë kushtetuese për pjesëmarrje në votim, urojmë fituesit dhe inkurajojmë të mbajnë premtimet duke siguruar publikun se do jemi forcë aktive opozitare në jetësimin e alternativës së pushtetit. Rezultati ynë meriton nje analizë të thelle, proces te hapur renda nesh per te pare, hapat ku gabuam dhe per te marre vendimin me te mire per te ardhmen tone politike- tha ai, duke falenderuar 30 mije shqiptaret qe edhe në kushtet e polarizimit ekstrem vendosën të besojnë në vlerat e FRD tha Topi.
Topi e cilësoi si hap pozitiv dorëheqjen e Sali Berishës si kryetar i Partisë Demokratike ndërsa shtoi se e djathtë shqiptare ka nevojë për reflektim.
“Vlerësoj dorëheqjen e kreut të Partisë Demokratike nga të gjitha funksionet dhe mendoj se e djathtë shqiptare ka nevojë për reflektim të thellë. Gjer rastin të theksoj që FRD-ja vlerëson që vota popullore ndërshkuese për arrogancën e pushtetit aktual, për korrupsioni dhe klientelizmin e qeverisë i penalizoi demokratët e vërtetë. Demokratët e thjeshtë smbajnë përgjegjësi për liderët tha Topi.