E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi-telegram Berishës: Lider i rëndësishëm historik i Shqipërisë demokratike

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka vlerësuar rolin e kryeministrit Sali Berisha në sfidat 23 vjeçare të shtetit shqiptar.

Në një telegram dërguar  Berishës, Thaçi shkruan se Shqipëria me sukses të plotë e kaloi testin e demokracisë, duke i hapur vetes rrugën e sigurt drejt Bashkimit Evropian.

Sipas Thaçit, Berisha do të respektohet gjithmonë si lider i rëndësishëm historik i Shqipërisë demokratike, i tranzicionit dhe sfidave 23 vjeçare të shtetit shqiptar.

Thaçi përmend kontributin historik të Berishës për integrimin e Shqipërisë në NATO, liberalizimin e vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe hapjen e perspektivës për integrimin europian.

Kryeministri i Kosovës, gjithashtu shkruan se Berisha ka mbështetur vazhdimisht aspiratat e popullit të Kosovës për liri, pavarësi, sovranitet dhe afirmim të të drejtave të shqiptarëve në rajon.

Në fund të telegramit, Thaçi shkruan se ju mbeteni përgjithmonë miku im dhe burrështetas i nderuar i popullit të Kosovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›