Ambasadori Arvizu takim me ministrin Imami

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu ka vizituar sot Ministrinë e Mbrojtjes ku është takuar me kreun e saj Arben Imami.
Vizita e diplomatit amerikan në ministrinë e mbrojtjes vjen në një moment kur ky institucion është akuzuar nga Partia Socialiste për trafik armësh.
Partia Socialiste prej disa ditësh ka paraqitur para mediave dokumenta të cilat sipas saj vërtetojnë korrupsionin që është bërë nga ministria e mbrojtjes në shitjen e armëve.
Por kjo është kundërshtuar nga Ministria e cila ka theksuar se tregëtia e armëve është e ligjshme dhe po zhvillohet konform të gjitha ligjeve në fuqi.
vijon..