E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi: Përgjigjen time për progres-raportin, më 10 tetor

Ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi ka deklaruar se përgjigjen e tij për progres raportin e BE-së për marrjen e statusit do ta japë më datën 10 tetor, ditë kur të bëhet publik edhe progres raporti i KE-së.
 

Në një prononcim për mediat, pas takimit me kreun e PS-së Edi Rama, ambasadori Sequi është shprehur optimist se palët do të gjejnë konsensusin për t`u dhënë zgjidhje të gjitha çështjeve.

“Ju do të keni përgjigjen time vetëm në datën 10 tetor ku në orën 19:30 do të jem për të dhënë rezultatet e raportit” tha ambasadori.

Lidhur me takimin me Ramën, Sekui sqaroi se ishte si zakonisht një takim i ngrohtë. “Ne diskutuam së bashku cështjet kryesore që kanë të bëjnë me integrimin e vendit në BE, ai më informoi për cështjen e qarkut të Fier dhe shpresoj që një zgjidhje të gjendet së shpejti, jo vetëm për këtë por edhe për të tjerat” tha ambasadori.
 

vijon...
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›