E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riformatimi i KQZ, Ligjet nisin seancat dëgjimore

Komisioni i ligjeve ka nisur sot seancat dëgjimore me kandidatët për kryetar të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
 

Në pjesën e parë të mbledhjes janë dëgjuar 9 kandidatët e për kreun e ri të KQZ-së ndërsa pritet të nisë seanca dëgjimore edhe për 9 kandidatët e tjerë.
 

Në bazë të kodit të ri elektoral të miratuar me konsensus nga palët politike parashikohet që fillimisht do të dëgjohen të gjitha kandidaturat për postin e kryetarit të KQZ-së në komisionin e ligjeve dhe më pas të zhvillohen seancat dëgjimore për anëtarët.

Më pas në bazë të ligjit elektoral këto kandidatura hidhen në votim në komision dhe katër kandidaturat më të preferuara i shkojnë seancës plenare për të votuar kandidatin i cili merr shumicën e thjeshtë të votave në Parlament.

Por nëse një prej 18 kandidaturave merr 3/5 e votave të anëtarëve të komisionit të ligjeve ai shkon automatikisht si kandidaturë konsensuale në seancë plenare për tu votuar.

Ja lista e plotë e kandidatëve:

1. Neritan Kalamishi
2. Anton Lleshaj
3. Marsida Xhaferllari
4. Kastriot Frasheri
5. Haki Mustafa
6. Sajmir Vishaj
7. Gaspër Kokaj
8. Sokol Hasani
9. Myrteza Myftari
10. Sokol Ago
11. Muharrem Noka
12. Endrit Reka
13. Etleva Paplekaj
14. Kozeta Vuksanlekaj
15. Kristaq Kume
16. Lefterie Lleshi (Luzi)
17. Altin Qoshja
18. Agron Haxhimali

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›