Ambasadori Dell takoi ministrin Demolli
Ministri i Drejtësisë, Haki Demolli, priti sot në një takim pune ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë, Christopher Dell.
Në një komunikatë të lëshuar nga Ministria e Drejtësisë thuhet se me këtë rast ministri Demolli ka pranuar urimet nga ambasadori Dell, për zgjedhjen e tij në postin e ri dhe ka marrë zotimin e Ambasadës Amerikane për të vazhduar mbështetjen për përforcim të sundimit të ligjit në Kosovë.
Ministri Demolli e ka njoftuar ambasadorin Dell për prioritetet e tij në krye të Ministrisë së Drejtësisë dhe ka vlerësuar lart rolin dhe angazhimin e Ambasadës Amerikane që Kosova të jetë shtet i fuqishëm, në të cilin sundon ligji.
“Në këtë takim të dyja palët kanë shprehur bindjen se bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe Ambasadës amerikane do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe do të sforcohet në vazhdimësi”, thuhet në komunikatën shpëndarë medieve.