Letër Steinbergut

Trembëdhjetë organizata joqeveritare i kanë shkruar një letër zëvendëssekretarit amerikan të Shtetit, James Steinberg, i cili të mërkurën e viziton Kosovën, duke i shprehur shqetësimin për mungesën e sundimit të ligjit në vend.
“Me anë të kësaj letre dëshirojmë t’ju njoftojmë me shqetësimet tona për gjendjen në fushën e sundimit të ligjit në Kosovë. Dy vite pasi Kosova shpalli pavarësinë dhe ftoi Misionin EULEX, kemi parë shumë pak përparim në fushën e sundimit të ligjit. Tregues për këtë është mungesa e sundimit të ligjit në veri të Kosovës si dhe mungesa e rezultateve të prekshme në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në tërë territorin e vendit tonë”, thuhet në letrën e OJQ-ve, e cila u është përcjellë edhe medieve.
“E kaluara jonë e afërt na mëson se lidershipi amerikan i vendosur dhe këmbëngulës është vital për përparim të prekshëm. Shkëlqesia juaj, ju lusim që të shfrytëzoni ndikimin tuaj për të siguruar që EULEX-i ka kapacitetet e mjaftueshme dhe përkrahjen politike që të përmbushë mandatin e vet dhe të japë rezultate ashtu siç presin qytetarët e Kosovës”, theksohet në letër.
Letra është nënshkruar nga këto organizata:
Foreign Policy Club (FPC),
Kosovar Institute for Policy Research and Development (KIPRED),
Balkan Policy Institute (IPOL),
Fol Movement,
Balkan Investigative Reporting Network (BIRN),
Kosovo Foundation for Civil Society (KCSF),
Institute for Advanced Studies (GAP),
Kosovo Democratic Institue (KDI),
Forum for Civic Initiatives (FIQ),
Community Building Mitrovica (CBM),
Syri I Vizionit, Initiative for Progress (INPO),
Kosovo Womens Network (KWN),
Internews Kosova.