E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadori Sequi takon Ramën. PD e LSI zgjedhin kreun e grupit

Dita e sotme do të jetë e ngjeshur me aktivitete të politikës. Kështu që në orën 9:00 të mëngjesit ambasadori i BE në Tiranë, Ettore Sequi do të vizitojë selinë rozë, ku do të ketë një takim me kryeministrin e ardhshëm, Edi Rama.

Pas takimit pritet një deklaratë për mediat, përmes së cilës ambasadori Sequi do të përcjellë mesazhin e tij në nisje të sezonit të ri politik në vend.

Rreth orës 11:00 kreu i PD Lulzim Basha do të mbledhë grupin parlamentar në selinë e re, për të zgjedhur kreun e grupit.  Emri më lakuar deri tani është ai i Edi Palokës.

Ndërkaq rreth orës 17:00 LSI-ja mbledh Kryesinë për të zgjedhur kreun e grupit, dhe emrat më të lakuar në garë janë Petrit Vasili, dhe Luan Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›