E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha jep sot dorëheqjen, largimi disa orë pas nisjes së Parlamentit

Vetëm pak orë para fillimit të seancës së parë të legjislaturës së re, Kryeministri në detyrë Sali Berisha pritet ti drejtohet Presidentit të Republikës me kërkesën për dorëheqjen e tij dhe të kabinetit të kryesuar nga ai.

Shefi i qeverisë do ti drejtohet sot Kreut të Shtetit me kërkesën për dorëheqjen e qeverisë, ndërsa pritet që gjatë 10 ditëve të ardhshme të dekretohet dhe të votohet qeveria e kryesuar nga Edi Rama.

Në kushtet kur këto janë proçedura ligjore, në vijim deri në marrjen e pushtetit nga e majta, Kryeministri Berisha deklaroi në mbledhjen e fundit të kabinetit qeveritar se do të qëndrojë në detyrë deri në momentin e fundit, pavarësisht dorëheqjes që pritet të miratojë Kreu i Shtetit.

Ndërkaq, tashmë kanë dhënë dorëhqjen e tyre të gjithë këshilltarët në Kryeministri dhe të gjithë ata drejtues që mbajnë poste politike në këtë institucion.

Në këto kushte mësohet se në të gjitha dyert ku shkruhej emri dhe pozicioni i personave që punuan në këto zyra tashmë janë hequr në Kryeministri për tu lënë vendin pasardhësve të tyre, me emërimet e reja. Në këto kushte, ndërsa kabineti qeveritar mbetet në detyrë deri me ardhjen e qeverisë së kryesuar nga Edi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›