Ambasadori Sequi uron shqiptaret per festat e fundvitit
Ambasadori i Bashkimit Europian, Ettore Sequi uroi sot të gjithë shqiptarët për festat e fundvitit.
Duke e drejtuar urimin e tij në shqip, ambasadori Sequi e cilësoi vitin që po vjen si një vit i rëndësishëm për perspektivën evropiane të Shqipërisë.
“Të dashur miq shqiptarë, pas pak ditësh nis viti i ri. Për mua do jetë viti i tetë në vendin tuaj të bukur me ju. E di që ende flas shqip si arbëresh. Shqiptarët janë evropianë në gjeografi dhe evropianë në shpirt. Besoj te ëndrra evropiane e shqiptarëve. Ky vit do të jetë i rëndësishëm për vendin tuaj dhe perspektiven e tij evropiane. Një vit i ri nuk është vetëm një numër më tepër në kalendar, por është edhe një mundësi e re. Kam besim se bashkë do realizojmë sfidat në të ardhmen. Gëzuar të gjithë shqiptarëve” uroi Sequi.