E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ambasadori Soreca në zyrat e ISUV. BE do të investojë në laboratorë për sigurinë ushqimore

“Integrimi në BE nuk është vetëm Reforma në Drejtësi apo ajo zgjedhore, por edhe siguria ushqimore”. Kështu ka deklaruar ambasadori i BE Luigi Soreca në vizitën e tij në laboratorët e rinj të Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë.

Soreca tha se këto laboratorë kanë rritur me 8% eksportet bujqësore.

Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare kryen një numër të lartë analizash për pesticidet në fruta perime si dhe analiza shtazore, sipas standardit të BE-së.

Nga viti 2008 dhe në vazhdim, Bashkimi Europian ka investuar për rritjen e sigurisë ushqimore në vend afro 32 milionë euro.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›