E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zhupa: Çmimet kanë arritur nivele të papërballueshme!

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka shprehur shqetësimin se situata ekonomike në vend është përkeqësuar si rrjedhojë e rritjes së çmimeve.  
Sipas saj realiteti e tregon shumë qartë me pamjet. “Është një treg i boshatisur. Është një treg në të cilin ka rënë puna, sepse janë rritur çmimet dhe sepse qytetarët kanë paga të njëjta siç kanë pasur në këto 8 vitet e fundit” shkruan zonja Zhupa. 
“Shqipëria është vendi me pagën minimale më të ulët nga të gjitha vendet kandidate dhe vendet anëtare të BE-së. Paga minimale është 245 euro, rreth 300 mijë lekë të vjetra. Dhe jo të gjithë kanë mundësi që të marrin pagën minimale, sepse shumica e atyre që paguhen në të zezë, paguhen nën këtë pagën minimale” vlerëson deputetja e PD.
“Qeveria nuk është duke bërë asgjë për këtë. Përkundrazi, i ka mbushur me taksa karburanti dhe paguajnë 7 taksa brenda çmimit të karburantit. Kemi karburantin më të shtrenjtë në Europë, ndërkohë që kemi ekonominë më të varfër. Një qeveri e korruptuar, e cila nuk mendon fare për qytetarët, një qeveri që nuk bën politika që i vijnë në ndihmë qytetarëve shqiptarë” vazhdon zonja Zhupa.
Sipas deputetes së PD zgjedhjet lokale të 6 marsit në disa bashki janë një rast që duhet ta shfrytëzojnë dhe shqiptarët, për ti dhënë një mesazh, që janë kundër këtij modeli që nuk pyet për jetesën e tyre”.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›