Ambasadori amerikan kërkon decentralizim të shpejtë
Dell theksoi në një tryezë të Projektit për Marrëdhënie Etnike, se decentralizimit duhet të realizohet me një shpejtësi më të madhe, sepse Kosova nuk duhet të vonohet në përmbushjen e pakos së Ahtisarit.
Ambasadori i SHBA-së vlerësoi se zgjedhjet e nëntorit kanë thyer stanjimin 10 vjeçar në marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë. Në një tryezë të organizuar nga Projekti për Marrëdhënie Ndëretnike me seli në Uashington, ambasadori Dell theksoi nevojën e thellimit të standardeve demokratike dhe dialogut ndëretnik. Edhe pse sipas ambasadorit Dell, shoqëria kosovare ka bërë mjaft në këtë drejtim, tani është koha që komunat e reja të zhvillojnë ekonominë dhe të ofrojnë shërbime për qytetarët.
“Skeptikët do të shikojnë nga anash për zhvillimin në këto komuna dhe anembanë Kosovës por së shpejti ata vetë do të thonë edhe ne dëshirojnë të njëjtën gjë”, tha Dell.
Sipas ambasadorit Dell, Kosova është në rrugë pozitive dhe se zgjedhjet lokale shënuan vetëm fillimin e procesit të decentralizimit. Qeveria e Kosovës sipas tij, duhet ta mbështes këtë proces në të gjitha aspektet.
“Komunat duhet të kenë fleksibilitet dhe kontroll në të gjitha resurset. Qeveria duhet të sigurojë transferimin e kompetencave. Kosova nuk ka kohë të rrijë dhe reflektojë për decentralizimin. Tash është koha për ta kthyer decentralizimin në realitet pozitiv. Kosova nuk mundet dhe unë e di se nuk do të vonohet në realizimin e premtimeve për përmbushjen e planit të Ahtisarit”, tha Dell. /rtk/start/