Prokuroria hedh poshtë kërkesën e Aldo Bares
Në seancën e sotme, përfaqësuesit e organit të akuzës, kundërshtuan kërkesën e të pandehurit Aldo Bare, duke deklaruar se hetimet ndaj tij janë realizuar konform ligjit. Një seancë më parë, Aldo Bare, nëpërmjet përfaqësuesit ligjor, kërkoi nga kjo Gjykatë pushimin e procesit penal, me pretendimin se hetimet ndaj tij janë jashtë afateve ligjore. Me këtë argument, pala mbrojtëse kërkoi shpalljen si të pavlefshme të akteve proceduriale të administruara nga Prokuroria. Lidhur me këtë kërkesë, Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të shprehet me vendim seancën e radhës, e parashikuar për në 10 shkurt. Alfred Shkurti akuzohet si drejtues i "Bandës së Lushnjës", mbi të cilën rëndojnë mbi 20 krime si vrasje, plagosje dhe grabitje me armë. Bare u ekstradua në nëntor të vitit të kaluar nga Turqia, ku ishte arrestuar që prej tre vitesh, pas një urdhër- arresti të lëshuar ndaj tij nga autoritetet e drejtësisë shqiptare.