Elbasan, helmohen me bar miu dy fëmijë
Fëmijët njëri dy dhe tjetri tre vjeç, ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Ata po transportohen me urgjencë për në Spitalin Ushtarak të Tiranës, për të marrë një ndihmë më të specializuar. Njëri prej fëmijëve është nga fshati Bradashesh, ndërsa tjetri është nga Durrësi, i cili ndodhej në Elbasan së bashku me të ëmën. Ngjarja ndodhi kur fëmija 2-vjeçar ka marrë bukën me helmin vdekjeprurës nën krevat, duke e konsumuar atë.