E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill: Themelimi i Asociacionit, çështje urgjente

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill ka kërkuar themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si çështje kryesore lidhur me përmbushjen e Marrëveshjes së Brukselit. Për ambasadorin Hill, çështja në fjalë duhet të zgjidhet sa më parë, dhe pa humbur kohë.

“Unë mendoj se ka një nevojë urgjente që të gjithë të bien dakord për këtë dhe të kuptojnë se pasi të angazhoheni për diçka, ta përmbushni” bëri thirrje Hill.

Edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka bërë thirrje se që në përputhje me Kushtetutën, Asociacioni duhet të themelohet sa më shpejt.

“Disa zyrtarë të lartë të SHBA-së e kanë qartësuar. Dhe unë dua të jem shumë i qartë për pozitën e SHBA-së. Ne nuk mbështesim ndonjë angazhim që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe që s’është në përputhje me vendimin e vitit 2015 të Gjykatës Kushtetuese apo që do të kërcënojë sovranitetin e Kosovës, pavarësinë, karakterin multi-etnik apo institucionet demokratike”, ka thënë Hovenier.

Ndërkohë kryeministri i Kosovës. Albin Kurti theksoi një ditë më parë se se Asociacioni një etnik në Kosovën me kushtetutë shumetnike nuk është i mundshëm.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›