E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori amerikan takim me kryebashkiakun Basha

Bashkia e Tiranës ka mbledhur në një takim të përbashkët Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu, dhe kryebashkiakun Lulzim Basha. Takimi informal, i cili u mbajt në ambjentet e Bashkisë ka nisur rreth orës 16:53, ndërsa nuk dihen arsyet e vërteta të këtij takimi.
 

Ndërkaq Arvizu mëngjesin e sotëm ka pasur një takim kokë me kokë me shefin e mazhorancës kryeminsitrin Sali Berisha, për 60 minuta me radhë lidhur me cështjen e Presidentit.
 

Ndërsa kryebashkiaku Basha ka pasur një takim me urbanistët e arkitektët e rinj në kryeqytet, ku tha se projektet që prekin qytetin do të nisin në kohën e duhur dhe pas një studimi të mirëdetajuar.
 

Basha tha se tashmë studio fituese GrimShow në masterplanin e saj do të ndërhyjë në 1/5 e qytetit në zonën më problematike nga Stacioni i Trenit në drejtim të Paskuqanit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›