E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i ri, Rama: Raundi i parë është i djegur

Ndërsa ka lajmëruar se PS nuk do të propozojë asnjë kandidat në raudin e parë të votimit për garën presidenciale, kryesocialisit Edi Rama ka kërkuar qe palët të arrijnë në një emër konsensual, ose procesi do të hyjë në krizë. Pavarësisht pranisë së deputetëve socialistë në seancën e votimit, kryetari Rama e cilësoi raundin e parë si të djegur.
 

"Raundi i parë digjet pa kandidat dhe procesi hyn në një krizë. Por, zgjedhja e krizës do të kërkojë domosdoshmërisht që palët të ulen për të realizuar 4 kushtet që kërkon integrimi”, argumentoi Rama.

Duke iu përgjigjur deklaratave të kryeminsitrit Berisha për 4 pikat e propozuar nga PS-ja, Rama tha se nuk janë ultimatum, por ndihma që politika shqiptre duhet ti japë ndërkombëtarëve për të arritur marrjen e statusit të kandidatit. Kryesocialisti ka ftuar edhe njëherë partitë parlamentare të mblidhen në një tryezë për mbylljen e reformave, kufizimin e imunitetit dhe zgjedhjen e një presidenti, mishërim i unitetit të kombit dhe jo noter partiak.

“Sigurova trojkën se PS nuk do rreshtë përpjekjet për të hapur rrugët e arsyetimit me të gjitha palët edhe PD për të gjetur zgjidhje për secilën prej 4 pikave. Tryeza e dialogut të bëhet një orë e më parë. Nuk themi të bëhen të gjitha menjëherë, as edhe të bëhet gjithçka themi ne. Por, të bëhet gjithcka pa truke dhe imponime. Raundi i parë digjet pa kandidat dhe procesi hyn në një krizë. Dua të shpresoj që të ketë vullnet të mirë nga të gjitha palët që të mos lejojmë krizën”, tha Rama sot përpara deputetëve.

Gjatë fjalës së tij, Rama iu rikthye edhe një herë raportit të DASH-it për Shqipërinë, që sipas tij janë pasqyrë e shqetësimeve të ngritura prej kohësh nga PS-ja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›