E Martë, 3 Nëntor 2026

Dita Botërore e Radios, AMA dhe RTSH Gjirokastra aktivitet

Data 13 shkurt shënon Ditën Ndërkombëtare të Radios. UNESCO e ka shpallur këtë datë si festë për të promovuar radion si mediumin që ka një mision të mirëfilltë informimi, edukimi, argëtimin në mbarë globin.

Me këtë rast Autoriteti i Mediave Audiovizive organizoi në mjediset e teatrit “Zihni Sako” një aktivitet.

AMA ka luajtur një rol të rëndësishëm duke ndikuar në rritjen e performancës së radiove dhe duke u ofruar mbështetje, jo vetëm radiove publike por edhe atyre private.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të radiove private dhe publike në Gjirokastër, punonjës që i kanë dhënë jetë radios, përfaqësues të pushtetit lokal, gazetarë etj.

Radioja është medium masiv me audiencën më të madhe në mbarë boten.

Radioja e Kombeve të Bashkuara u themelua në datën 13 shkurt të vitit 1946 . Në vitin 2012, UNESCO vendosi ta shpallte këtë datë si Ditën Botërore të Radios.

RTSH

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›