Ambasadori gjerman: Kosova 18-vjeçare, histori suksesi

PRISHTINË, 17 shkurt/ATSH/- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph përcolli mesazhin e urimit në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
“Nga Berlini në Prishtinë – festojmë së bashku”, shprehet diplomati gjerman.
Ai thekson se “Gjermania dhe Kosova ndajnë një partneritet të fortë të bazuar në demokraci dhe respekt. Afërsisht 600,000 kosovarë në Gjermani mbajnë lidhjen tonë të gjallë çdo ditë”.
Ambasadori Rudolph thekson se në moshën 18-vjeçare, Kosova qëndron si një histori suksesi.
“Të shkojmë drejt kapitullit tjetër! Gëzuar Ditën e Pavarësisë!”, shprehet ambasadori gjerman.