MILANO 2026 – Trump mund ta ndjekë finalen e hokejit në stadium

MILANO, 17 shkurt /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump po shqyrton mundësinë e një vizite të shkurtër në Lojërat Olimpike Dimërore në Itali, raportuan sot mediet italiane.
”Corriere della Sera” dhe media të tjera raportojnë se autoritetet italiane po përgatiten për një vizitë të mundshme, me fokus në finalen e hokejit në akull të meshkujve të dielën, në rast se luan ekipi amerikan.
Nuk ka pasur konfirmim zyrtar për një vizitë të Trump.
I pyetur në lidhje me raportet, zëdhënësi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Mark Adams, tha se IOC nuk komentoi udhëtimet e krerëve të shteteve dhe ia referoi çështjen Shtëpisë së Bardhë.
”Corriere della Sera” raportoi se Trump mund të marrë pjesë në ceremoninë e mbylljes në Verona të dielën, pasi të ketë ndjekur ndeshjen e hokejit në akull në pasdite.
Ndeshja është planifikuar të fillojë në orën 14:10.
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance dhe sekretari i Shtetit Marco Rubio morën pjesë në ceremoninë e hapjes në fillim të muajit, pjesëmarrja e të cilëve shkaktoi kaos trafiku për shkak të një pranie të madhe sigurie./ a.jor.