E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadori gjerman: Shenja Pozitive, per marreveshjen Thaci-Dacic

“Prishtina dhe Beogradi, nuk kane kohe per te humbur dhe dy kryeministrat Hashim Thaci e Ivica Dacic e dine kete gje, thote ne nje interviste per Radion Evropa e Lire, ambasadori i Gjermanise ne Kosove, Peter Blomeyer. Sipas tij, pergjegjesite, te cilat duhet t’i takojne Asociacionit te Komunave Veriore e per te cilat ka ngecur marreveshja, eshte e pershkruar si duhet ne Pakon e Ahtisaarit. Ai porosit serbet qe te lexojne planin, sepse nuk do te kete pushtet te trete.

Zoti ambasador Blomeyer, cfare duhet te dije opinioni publik, per takimin i cili mbaroi ne Bruksel mes dy kryeministrave dhe si duhet ta kuptoje, kur thuhet se eshte arritur progres?

Mendoj se duhet te njohim faktin se ky dialog, ne vetvete, eshte progres i madh. Nese shikoni dy vjet prapa, atehere kush do te mendonte se do te arrinim kaq larg, ku jemi tani. Sa i perket dialogut qe po zhvillohet, duhet te them se, une, kam shpresen se ata (kryeministrat), do te arrijne eventualisht tek nje marreveshje. Shenjat jane pozitive. Ata tani kane para vetes ceshtje te veshtira e qe po i diskutojne. Eshte pyetja per pergjegjesite e Asociacionit te Komunave Serbe. Mendoj se ligjet e Kosoves, bazuar ne planin e Ahtisaarit, i percaktojne ato. Nese kjo merret ne konsiderate nga populli serb dhe popullata ne veri, mendoj se shume nga ankthet dhe dyshimet e popullates serbe, do te veniten. Kemi po ashtu edhe detyren e zhberjes se strukturave paralele. Ne kete aspekt, Serbia ka pranuar ne parim, qe te shperbeje keto struktura. Ne tani, duhet te gjejme zgjidhje praktike se si t’i zevendesojme keto struktura. Bashkesia nderkombetare, do te luaje rol ketu. Por, mendoj se jemi ne rrugen e duhur.

Si duhet t’i kuptoje opinioni publik pergjegjesite ekzekutive, per te cilat Prishtina dhe Beogradi po negociojne ne Bruksel (per Asociacionin e Komunave Serbe). A po flasin per nivelin e trete te pushtetit, apo si do te duket ky trup?

Mendoj se pika e fillimit, eshte se duhet te jete strukture e shtetit te Kosoves, i cili eshte ndertuar sipas planit Ahtisaari. Andaj, nuk ka vend per pushtet te trete. Nuk ka vend as per zgjedhje direkte te trupit te perfaqesuesve te ketij Asociacioni. Por, ne anen tjeter, komunat sipas ligjit ne fuqi, tashme kane shume mundesi per te bashkepunuar. Te gjitha pergjegjesite origjinale te komunave dhe kjo eshte shume e rendesishme per komunat serbe, te gjitha keto pergjegjes,i mund te trajtohen nga nje asociacion i komunave. Andaj, mendoj se kur ta vene re se cfare eshte e mundshme dhe cfare po negociohet ne Bruksel, atehere, do te zbulojne se zgjidhjet qe jane te pranueshme per te dyja palet, nuk jane te veshtira per t’u arritur.

A ka hapesire per kompromis dhe ku duhet te perqendrohen palet?

Mendoj se ata (kryeministrat), duhet te flasin per ate se cfare eshte e mundshme.

Cfare eshte zbatuar ne terren, cfare mund te kete me shume dhe cfare mund te behet?

Eshte plani Ahtisaari, i cili tashme sjell shume mundesi dhe duhet te mendohet se si mund te forcohet nga pala kosovare, pa prekur strukturen fondamentale te shtetit. Mendoj se kjo varet nga palet negociatore dhe Brukseli, per te gjetur se ku eshte hapesira per manover. Por, megjithate mendoj se do te jene ne gjendje qe te gjejne zgjidhje.

Nga tri takimet e fundit, nuk eshte se kane shkuar para dhe te hedhin ne leter, se per cfare pajtohen kryeministrat. Shtrohet pyetja, mos dikush po deshiron te bleje kohe, para se ta arrijne kete marreveshje dhe sa do te jete koha e zbatimit te marreveshjes?

Mendoj se nuk eshte e mundshme, qe te blihet kohe. Sepse kemi afat te kufizuar kohor. Ata, (kryeministrat), duhet te mbarojne kete pjese te dialogut ne prill dhe deri atehere do te duhet te dalin me nje marreveshje. Ata e dine kete. Te dyja palet e dine kete. Prandaj, une nuk mendoj se ka kuptim qe te mundohet te blihet koha dhe mendoj se te dyja palet e dine kete. Sa i perket zbatimit, mendoj se duhet ta diskutojne. Eshte shume e rendesishme qe te kemi marreveshje te shendoshe, me nje afat te caktuar per zbatimin, per zbatimin e detajuar te tipareve te marreveshjes, ne menyre qe te kemi marreveshje te besueshme. Mendoj po ashtu se te dyja palet dhe Baronesha Ashton, jane te vetedijshem per kete sfide.

A do te kete cfaredo forme te dokumentit te nenshkruar nga palet? A po flasin per nje marreveshje te pergjithshme, sic e ka thene presidentja, apo nje traktat te paqes, sic aludon qeveria? A do te kete marreveshje, qe palet do te nenshkruajne dhe do te mbajne pergjegjesi per veprimet e tyre?

Nuk eshte pune e imja qe te spekuloj, por personalisht, nuk mund te paramendoj se si te mos kene cfaredo dokumenti te nenshkruar. Sepse, disa gjera duhet te zbatohen dhe ne terren duhet te kete dicka qe do te sherbeje si pike e referencave per te dyja palet. Mendoj se ka pak rendesi se si e quani kete (marreveshje). Ne jemi pajtuar qe te mos diskutojme per ceshtjet e veshtira te statusit. Dhe me keto pyetje statusore, permendja e nocionit te nje natyre te tille, mund te nderlidhet. Andaj, mendoj se nuk duhet kushtuar aq shume rendesi per emertimin e marreveshjes. Por, nje lloj marreveshjeje e shkruar, do te dale me kohe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›