E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Ne sistemin arsimor, te futet edhe edukimi rrugor

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, u shpreh dje se me ardhjen e PS-se ne pushtet do te behet riperteritja e rrjetit rrugor ne Shqiperine. Deklarata e kreut te PS-se eshte bere dje takimin e organizuar ne qytetin e Fushe-Krujes nje takim me teme “Siguria Rrugore”. Kreu i PS ka diskutuar per gjendja aktuale e infrastruktures rrugore ne vend, si dhe pasojat tragjike qe sjell situata skandaloze e rrugeve per jeten e qytetareve. “Ajo qe ne do bejme eshte ngritja e nje Qendre Kombetare te Kontrollit te Trafikut Rrugor, sic e ka gjithe bota. Ne duam eshte ne sistemi arsimor shqiptar, publik apo jo publik, te kete nje program sic e ka gjithe Evropa, te pershkallezuar nga klasa e pare deri ne shkollen e mesme, per edukimin rrugor. Nderkohe, qe rrjetin kombetar baze do ta riperterijme krejtesisht ne te gjithe Shqiperine”, u shpreh Rama. Kryesocialistit ka shtuar se “me masat qe do marrim ne dy vitet e para, do ta zvogelojme me 20% dhe ne mandatin e pare ta pergjysmojme numrin e vdekjeve per shkak te rruges ne Shqiperi”. Kryetari i PS ka shfrytezuar ka komentuar edhe vendimin e qeverise per te parashikuar ne buxhetin e vitit 2013 shpenzime vetem per shtate muaj dhe jo per 12. “Buxheti e konsideron vitin 2013, si nje vit me 7 muaj dhe jo me 12 muaj, sigurisht qe kjo nuk eshte nje lajthitje, ne kuptimin e perpjekjes se qeverise per ta ndryshuar edhe kalendarin nga 12 muaj ne 7. Kjo eshte shprehje e faktit qe kjo qeveri e di se pas shtate muajsh, nuk do jete me”, eshte shprehur kryesocialisti Rama. Zgjedhja e Fushe-Krujes eshte bere per shkak te numrit te larte te aksidenteve qe ka ne autostraden qe kalon ne afersi te qytetit. Ne takimin me qytetaret e Fushe Krujes merrnin pjese kryetari i PS, Edi Rama, Sekretari organizativ i kesaj partie, Blendi Klosi, anetaret e grupit te punes per programin, Eglantina Gjermeni dhe Artan Lame, si dhe drejtues te pushtetit vendor. Kryetari i PS-se, Edi Rama u shpreh se situata me aksidentet ne vend eshte tragjike dhe kjo vjen sipas tij, per shkak te mungeses se strategjive dhe paaftesise se institucioneve perkatese

“Shqiperia ka kater here me pak automjete per 100 mije banore se sa te gjitha vendet e Bashkimit Evropian edhe te rajonit dhe kater here me shume aksidente per 100 mije banore. Qeveria ka ngritur nje komitet. E quajne komiteti nderministror per sigurine rrugore, qe e kryeson kryeministri. Ne tete vjet ky komitet eshte mbledhur vetem nje here, ne vitin 2006 dhe nderkohe, sipas statistikave cdo dite nje shqiptar vdes ne rruge dhe tre te tjere plagosen. Sot ne vitin 2013 Shqiperia nuk ka asnje meter rruge te certifikuar dhe te plotesuar sipas standardeve evropiane, sic i kane te gjitha vendet e Bashkimit Evropian, ose qe jane kandidate per ne Bashkimin Evropian”, u shpreh Rama. Sipas tij, ne programin per mirembajtjen e rrugeve te gjithe Shqiperise keta kane vendosur vetem 13 milione dollare, 1.3 milione dollare per gjithe veriun dhe 9 mije dollare per Rrugen e Kombit. Rama shtoi se “vetem per shkak te debores, mos te llogarisim asgje tjeter, fondi i mirembajtjes duhet te jete shume i larte”. Kryesocialisti shtoi se qeveria duhet te jape pergjigje per situaten e krijuar ne menyre qe te pakesohen aksidentet. “Per sa kohe qe qeveria nuk do te kuptoje, ose do te beje sikur nuk kupton qe numri i madh i aksidenteve nuk eshte i lidhur me policine, apo me qytetarin, por eshte i lidhur me gjendjen fizike te rrugeve, kjo gjendje nuk mund te permiresohet ndjeshem”, u shpreh kryesocialisti Rama.

Lame: Situata e rrugeve, skandaloze

Ne takimin me qytetaret e Fushe Krujes te zhvilluar nga Partia Socialiste, vec kryesocialistit merrnin pjese dhe sekretari organizativ i kesaj partie, Blendi Klosi, anetaret e grupit te punes per programin, Eglantina Gjermeni dhe Artan Lame, si dhe drejtues te pushtetit vendor. Ne hapje te takimit, Artan Lame ka bere nje ekspoze te situates skandaloze ne te cilen ndodhet infrastruktura rrugore, duke u ndalur ne vecanti tek buxheti shume i ulet qe eshte parashikuar nga qeveria per mirembajtjen e rrugeve gjate gjysmes se pare te ketij viti. Ndersa sekretari Klosi, ka prezantuar ne detaje pjese te planit te PS per ndertimin dhe rindertimin e akseve rrugore te vendit, pas 23 qershorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›