“Postbllok”, ngrihet memoriali i izolimit komunist Izaura Ndoj
Memoriali i persekutimit komunist, bashkon ne nje instalacion tre objekte te ngarkuar me simbolika lokale dhe universale. Projekti i iniciuar nga bashkia e Tiranes ka karakteristike te vecante te ketij kompleksi, tre objektet autentike qe vijne ne forme “artefakti”, cka do te thote qe bartin ne vete trupin e tyre, gjurmet e asaj kohe. Dhimbjen e vuajtjet nga komunizmi, bashkautoret Ardian Isufi dhe Fatos Lubonja, po e percjellin nepermjet gjuhes se objekteve origjinale dhe konceptit ndryshe. Per gazeten “Koha Jone”, Fatos Lubonja tregon se nderhyrja artistike do te realizohet ne nje hapesire urbane historike (site specifik) ne hyrje te Bllokut, pra pikerisht ne vendin ku Bunkeri eshte instaluar qysh ne kohen e diktatures. “Nderhyrja artistike, ku do te ndertohet memoriali si nje metafore e “arkeologjise” se vuajtjes dhe dhimbjes. Muri i Berlinit eshte nje cope e murit dhurate, qe i eshte bere bashkise se Tiranes nga bashkia e Berlinit”, thekson Lubonja. Ne qender te memorialit eshte bunkeri i ndertuar qe prej 40 vitesh, ndersa ne te majte te instalacionit, po ngrihen shtyllat e galerise, te marre nga miniera e kampit famekeq te Spacit. Ndersa per bashkautorin Ardian Isufin, “Muri i Berlinit: i njohur ne te gjithe boten, eshte i mbushur me histori, qe na kujtojne ndarjen e botes komuniste nga pjesa tjeter e botes, luften e ftohte, izolimin si mjet sundimi, mungesen e komunikimit, tentativat per ta kaluar ate ne kerkim te lirise, vrasjet rreze tij, shembjen me ne fund te tij”, pohon Isufi.
Paranojat e diktatures
“Bunkeri”, sipas autoreve evokon izolimin e Shqiperise, paranojat e diktatures, mundin e njerezve per t'i ndertuar ato neper te gjithe territorin e Shqiperise si fragmente te nje piramide gjigante absurde. “Objekti i trete eshte nje organizim shtyllash betoni, i nje fragmenti galerie miniere si ato ku kane punuar ish te burgosurit. Ai synon te evokoje mundimin e kulakeve komuniste, punen e papaguar prej skllavi, por edhe skllaverimin e pjeses me te madhe te popullsise ne burgun e madh, pasi pamje te tilla rrenojash te asaj kohe, jane pjese e peizazhit shqiptar ane e kend”, shprehet artisti Ardian Isufi.
Memoriali qe “flet”
Memoriali “Postbllok”, pervecse tregon rrugen e gjate te paranojave, fton vizitorin te ece neper rrugen qe lidh boten e jashtme me ate te brendshme. “Vizitori i memorialit ftohet jo vetem ta veshtroje nga jashte – rruga apo trotuari – instalacionin, por edhe te futet brenda tij, te ece neper rruginat qe lidhin tre objektet, te hyje brenda bunkerit dhe te rrugetoje nen dhe neper shtyllat e galerise se Spacit duke u kthyer me imagjinate ne ate kohe per te evokuar kohen e diktatures komuniste me mungesen e lirise, vuajtjen, izolimin, persekutimin qe e ka karakterizuar”, - shprehet Lubonja. Memoriali “Postbllok”, pritet te jete gati ne mes te muajit Mars.