E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori gjerman: Vizat, pasi të plotësoni kushtet

MURIQAN- Ambasadori gjerman në Tiranë, Bernard Borchardt gjatë vizitës së tij sot në Muriqan ka përsëritur edhe njëherë se për lëvizjen e lirë, duhet më parë të plotësohen kushtet e vendosura nga BE.
Borchardt, ka bërë një vizitë në pikën kontrollit kufitar në Muriqan, i shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Lulzim Basha.
Ambasadori ka theksuar në fjalën e tij se për Shqipërinë ka lajme të mira dhe të këqija në drejtim të përmbushjes së parakushteve të përcaktuara nga BE. Sipas tij, lajmet e mira janë progresi i bërë në aplikimin e teknologjisë së informacionit në fushën e policisë dhe atë kufitare. Por ai u ndal edhe në lajmet e këqija, duke iu referuar raportit të fundit të Transparency International, që vlerësoi përkeqësim të situatës së korrupsionit në Shqipëri.
Ndërkohë që raporti i Progresit i Bashkimit Europian në tetor 2009 arriti në përfundimin, se duhet ende shumë për të luftuar krimin e organizuar dhe pastrimin e parave. Këto janë kushte thelbësore sipas ambasadorit gjerman për liberalizimin e vizave.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›