Berisha takon homologun e tij Papandreu

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha dhe kryeminisri i Greqisë Jorgo Papandreu janë takuar në Prespë. Gjatë takimit Papandreu ka premtuar mbështjetje të plotë Shqipërisë për heqjen e vizave për shqiptarët. Nga ana tjetër kryeministri Berisha i ka kërkuar Papandreut njohjen e patentave për emigrantët shqiptarë atje dhe ky i fundit ka premtuar se do të bëjë përpjekjet e tij që patentat e emigrantëve shqiptarë të njihen në Greqi.
Të dy kryeministrat Berisha dhe Papandreu ranë dakort që mes dy vendeve të ketë shkëmbime ekonomike dhe në fushën e turizimit
Në Prespë Berisha ndodhej në një takim për çështjen e emrit Kushtetues të Maqedonisë, ku merrte pjesë dhe Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski
Takimi, vjen si rezultat i thirrjeve të vazhdueshme të zyrtarëve të lartë europianë për bisedime direkte mes dy vendeve, për të gjetur një zgjidhje më të shpejtë për çështjen e emrit. Analistët dhe njohësit e zhvillimeve politike në Maqedoni nuk mendojnë se takimi i paralajmëruar mes kryeministrit të Maqedonisë dhe atij grek, Jorgos Papandreu do të sjellë përparim në zgjidhjen e mosmarrëveshjes për emrin mes dy vendeve fqinje.