E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori hollandez nga Korca Ju e meritoni integrimin

Ambasadori Hollandez Martin De.La Beij i bëri thirrje klasës politike shqiptare që të përmbyllë edhe 3 kërkesat e mbetura të integrimit, ndërkohë që vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm të klasës politike për statusin.

“Është vërtet shumë e rëndësishme që partitë politike në Shqipëri, të ulen të diskutojne së bashku për të realizuar ato tre kërkesat që kanë, per te siguruar marrjen e statusit te kandidatit. Dhe sigurisht eshte shume e rëndësishme që në të ardhmen Shqipëria duhet të jetë vend anëtar i Bashkimit Evropian. Megjithatëmbetet ende pune për t’u bërë për të mbërritur deri aty, dhe kjo është asrye që partitë politike, janë aktorë dhe faktorë, në mënyrë që të arrijnë atje qëllimin e përbashkët”-deklaroi La Beij.

Ambasadori foli gjithashtun edhe për greven e urisë të ish-të përndjekurve, që sipas tij po zgjat shumë dhe palët duhet të ulen në bisedime.

“Une uroj dhe shpresoj që së shpejti do të ketë një dialog midis grevistëve dhe qeverisë, në mënyrë që të gjejnë gjuhën e marrëveshjes, sepse kjo gjë po zgjat vërtet shumë”- tha ai.

Deklaratat e ambasadori holandez La Beij u bënë në perurimin e punimeve, të një qendre për të moshuarit në qytetin e Korçës, ku një pjesë e investimit është mundësuar nga takspaguesit holandezë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›