E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manjani LSI gati per te zgjedhur neser kryetarin

Rreth36.725 anëtarë të LSI do të votojnë nesër për kryetarin e ri të LSI-së, ku në garë janë kryetari aktual Ilir Meta dhe sekretari i përgjithshëm i kësaj force politike Luan Rama. Janë 159 qendra votimi në të gjithë vendin që do të çelen nesër në orën 08:00 për të nisur votimin për zgjedhjen e antarësisë së LSI-së.

Sekretari për çështjet zgjedhore në LSI, Ylli Manjani në një konferencë për mediat ka paraqitur edhe fletët e votimit si dhe procedurat që do të ndiqen gjatë votimit. Ai tha se në çdo qark është ngritur dhe funksionon një komision zonal i cili do të monitorojë procesin e votimit.

“Është shpërndarë e gjithë baza zgjedhore dhe është gati për të nisur votimet. Votimet do të zgjasin deri në orën 17:00 dhe numërimi i votove do të zhvillohen në komisionin e qarkut ku janë ngritur grupet e numërimit” sqaroi Manjani”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›