E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori i BE, Sekui takohet me Edi Ramën

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Etore Sekui po zhvillon një takim me kreun e PS-së, Edi Rama.

Takimi informal mes tyre po mbahet në një ambient pranë selisë roze dhe vjen vetëm pak kohë para takimit të paralajmëruar mes Rmaës dhe kreut të qeverisë, Sali Berisha për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Nuk ka ende detaje rreth temës së takimit dhe cfarë po diskutohet mes Ramës e Sekuit, por mendohet se në qendër është pikërisht cështja e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit shqiptar, një president konsensual, i tillë që të mund të marrë shumicën e votave në Kuvendin e Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›