E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadori i BE, Sequi në selinë e PS, takon Ramën

TIRANE – Pak orë para se 140 deputetët e rinj, të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit, do të nisin punën në Kuvend, ambasadori i BE-së, Ettore Sequi zhvillon një takim me kreun e mazhorancës së re Edi Rama.

Ambasadori Sequi ka mbërritur në selinë e Partisë Socialiste në orën 09:00, ndërsa takimi po vijon.

Momentalisht nuk ka të dhëna rreth temave që po diskutohen në takim, ndërkohë që në përfundim të tij pritet edhe një deklaratë për mediat.

Seanca e parë e Kuvendit është përcaktuar të mbahet sot, në orën 18:00, sipas dekretit të Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›