Konflikt per kulloten ne Sarande vritet i moshuari

Një i moshuar është vrarë me çifte pas një konflikti për kulloten, me fqinjin e tij bashkëmoshatar. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e se dielës në Shëndre të Sarandës. Viktima është Jorgo Kurti 82 vjeç, kurse autori, i cili u arrestua nga policia është Sokrat Shito 83 vjec. Policia sekuestroi edhe armën e krimit, një çifte. Policia e Sarandës njofton se po punon për zbardhjen e plotë të krimit.