E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori i BE i dorëzon progres-raportin Ramës: Shpejtësi e jashtëzakonshme, 5 nga 6 kapituj janë hapur

Kryeministri Edi Rama dhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato po mbajnë mbajtën një konferencë për shtyp në kryeministri ku kryediplomati i BE në Tiranë i dorëzoi kreut të qeverisë progres-raportin e publikuar një ditë më parë nga Brukseli.

LEXO EDHE: Komisioni Europian publikon progres-raportin për Shqipërinë, vlerësohet avancimi në reforma dhe negociata

Sipas Gonzatos, progress-raporti shenjon shpejtësinë që po ndjek Shqipëria në procesin e negociatave, ndërsa shtoi se tashmë kemi hyrë në një fazë vendimtare.

“Raporti i këtij viti publikohet në një moment të rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në BE. 5 nga 6 kapituj janë hapur. E gjithë kjo është arrritur me shpejtësi të jashtëzakonshme dhe dua të përgëzoj autoritetet shqiptare për këtë rezultat të shfrytëzojmë këtë mundësi unike, pasi po hyjmë në një fazë vendimtare, ku do të testohet vullneti dhe aftësia e Shqipërisë për t’u afruar me standartet e BE”, tha ndër të tjera ambasadori i BE në Tiranë.

Pas Ramës, Gonzato do ti dorëzojë progress-raportin ministres së Jashtme Elisa Spiropali dhe presidentit Bajram Begaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›