Ambasadori i BE-së, Gonzato takon kryesueset e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tranë, Silvio Gonzato zhvilloi të mërkurën një takim me kryetaren e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Klotilda Bushka dhe zëvendëskryetaren, Dhurata Çupi.
Gonzato, gjatë këtij takimi, u shpreh se, teksa Shqipëria ecën përpara në procesin e integrimit në BE, Komisioni për Çështjet Ligjore luan një rol të rëndësishëm”.
“Në takimin tim me kryetaren Klotilda Bushka dhe zëvendëskryetaren Dhurata Çupi, ramë dakord për rëndësinë e të siguruarit që të gjitha projektligjet e shqyrtuara nga Kuvendi të jenë në përputhje me legjislacionin dhe standardet e BE-së”, nënvizoi ambasadori.
“Theksuam gjithashtu nevojën për ta bërë parlamentin e Shqipërisë gati për sfidën e negociatave të anëtarësimit në BE”, informon ambasadori i BE-së, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
/rtsh.al/